Po fiton gjithçka me Flick, Rummenigge "zgjedh" trajnerin e ardhshëm
Suksesi i jashtëzakonshëm i sezonit të kaluar e madje edhe në fillimin e atij 2020-2021, ku tre trofeve të edicionit të shkuar i shtuan edhe Superkupën e Europës dhe së fundmi dhe atë të Gjermanisë, nuk e ndalon Bajernin e Mynihut që të projektojë në mënyrën më të mirë të ardhmen.

Për këtë arsye, edhe pas triumfit të freskët në Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, drejtuesit e klubit po mendojnë për trajnerin e ardhshëm. Në një intervistë të fundit, Karl Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayernit, duket se i ka idetë e qarta teksa u shpreh: "Flick? Shpresoj të qëndrojë gjatë me ne, kam shumë besim se mund të qëndrojë për shumë kohë këtu."

Rummenigge, gjithsesi nuk e fshehu faktin që, që tani, e ka në mend se cili mund të jetë pasardhësi i tij duke shtuar: "Mendoj se Xabi Alonso mund të jetë një trajner interesant për Bayernin në të ardhmen, është një djalosh i jashtëzakonshëm dhe inteligjent, di se si mund të krijojë marrëdhënie të mira me lojtarët dhe kjo është shumë e rëndësishme për brezin aktual që luan futboll."
Shtuar më 01/10/2020, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori