Po has vështirësi me Correan, Milani kërkon Mariano Diaz
Pas më tepër se një muaji negociatash me Atleticon e Madridit, duket se drejtuesit e Milanit kanë hequr dorë përfundimisht nga afrimi i fantazistit argjentinas Angel Correa, pasi nuk arritën të bindin spanjollët për formulën e transferimit.

Megjithatë merkatoja nuk është mbyllur ende dhe mbrëmjen e sotme Zvonimir Boban pritet të mbërrijë sërish në Madrid, por këtë herë për të negociuar me klubin e Realit të Madridit, për sulmuesin domenikan Mariano Diaz.

Ky i fundit mori numrin 7 të Ronaldos vitin e kaluar, por luajti vetëm 13 ndeshje dhe nuk bindi, ndërsa këtë vit nuk ka zbritur në fushë për asnjë minutë, pasi i janë mbyllur hapësirat nga dyshja Benzema-Joviç.

Oferta e kuqezinjve pritet të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa marrëdhëniet mes Milanit dhe Realit janë mjaft të mirë dhe pritet që negociatat të mbyllen me sukses.
Shtuar më 29/08/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori