Po, Ibra do të kthehet në Mnachester, e konfirmon vetë Murinho
Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë në Manchester United.

Suedezi u lirua pas përfundimit të marrëveshjes së tij njëvjeçare dhe aktualisht po shërohet nga një lëndim i rëndë në gju. Por ai është duke u stërvitur në Carrington dhe ai duket se ka lënë derën hapur për një kthim, përcjell Albeu.com.

"Kemi shpenzuar para të mëdha për një sulmues, sepse ju ose shpenzoni ose nuk merrni," tha shefi i United, "Dhe kemi kaluar për shkak të asaj që ka ndodhur me Zlatan dhe nuk mund të lejojmë që të jemi pa një sulmues të rëndësishëm dhe të fortë për gjashtë muajt e parë të sezonit" përfundoi ai deklaratën e tij duke nënkuptuar që në 6 mujorshin tjetër do të riktheht Ibraimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori