Po, Italia ka shanse reale për të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë
Pëlqej
Kombëtarja peruane rrezikon pjesëmarrjenBotërorin ‘Rusi 2018’. Lajmi është bërë i ditur nga një media vendase, e cila evidenton se për shkak të një projekt-ligji të propozuar, rrezikohet seriozisht pjesëmarrja e kombëtares në Botëror. Ky lajm ka ndezur edhe një herë shpresat për kombëtaren italiane, e cila mund të jetë e përzgjedhura për të zëvendësuar Perunë, në eventin sportiv më të rëndësishëm të botës.

Deputetja Peruane, Paloma Noceda ka dorëzuar për miratim një projekt-ligj që e vendos Federatën Peruane të Futbollit, nën varësinë e Institutit Peruan të Sportit, që ka funksione ministrore në këtë shtet. Pikërisht ky fakt, është i papranueshëm nga FIFA, që kërkon pavarësinë e federatave të futbollit, nga institucionet shtetërore me funksion ministror. Projekt-ligji pritet të kalojë për votim së shpejti dhe nëse miratohet, atëherë hapet rruga për pjesëmarrjen e Italisë në Botëror. /Albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori