Po kalohet çdo limit, tifozët e Interit gjuajnë me gur makinën e Wanda Narës
Tifozët e Interit vërtet të tensionuar për të ardhmen e Mauro Icardit në skuadër.

Argjetinasit iu hoq shiriti i kapiteni pak ditë më parë teksa tifozët po ia nxjerrin inatin bashkëshortes së tij dhe njëkohësisht agjentes Ëanda Nara.

Sipas asaj që raporton "Gazzeta dello Sport", makina e saj është sulmuar me gurë ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros.

Fëmijet e çiftit ishin gjithashtu në makinë. Për fat të mirë episodi nuk ishte shumë serioz, por kjo shenjë po tregon se tensioni po kalon kufijtë.
Shtuar më 16/02/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori