Po kalon momentin e tij më të mirë te Roma, Mkhitaryan shpërblehet me rinovim kontrate
Fantazisti armen Heinrikh Mkhitaryan është shndërruar në një pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Romës, ndaj tani drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për t’i rinovuar kontratën.

Marrëveshja aktuale mban të lidhura palët deri në fund të sezonit, por drejtuesit e verdhekuqve janë shumë të kënaqur me paraqitjet e 32-vjeçarit dhe janë gati t’i ofrojnë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit.

Mkhitaryan iu bashkua Romës në verën e 2019-ës, por i mjaftoi një sezon për t’u shndërruar në titullar të padiskutueshëm te verdhekuqtë, ku bashkë me Pedron e Dzekon, formojnë një treshe sulmuese mjaft interesante.
Shtuar më 19/12/2020, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori