Po kalon një formë të mirë tek Marseillë, Balotelli ftohet nga Mancini
Mario Balotelli është pranë rikthimit te Kombëtarja e Italisë.

Ai po kalon një formë të mirë tek Marseillë teksa ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje, që pas transferimti në muajin janar nga Nicë.

Mancini është gati ta mirëpresë atë përsëri në ndeshjet kualifikkuese të Kampionatit Europian kundër Finlandës dhe Lichtenstein në 23 dhe 26 mars.

Ndërkohë Mancini ka trajnuar për 3 sezone Balotellin gjatë kohës që Italiani drejtonte Manchtester City-n nga 2010-2013 /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori