Po kalon një moment fantastik, ylli i Superiores ka probleme me zemrën (FOTO LAJM)
Sulmuesi i Lacit,
Kirian Nuabueze wshtw lojtari i momentit nw kompionatin tonw duke qenw nw krye tw golashwnuesve me 11 gola, 7 prej tyre nw 4 ndeshjet e fundit.
26-vjeçari iu bashkua këtë verë kurbinasve pas eksperiencave te ND
Gorica dhe Pobeda. Historia e trishtë Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet për nigerianin me pasaportë amerikane, papritur të shfaqen lajme shqetësuese. Më 28 qershor të vitit 2018, klubi i ND Goricës në Slloveni ka nxjerrë një komunikatë për shtyp, ku thotë se do të ndërpriste kontratën me
Kirian Nuabuezen, sepse pas vizitave
mjekësore, mjekët nuk kanë dhënë miratimin se ai mund të vazhdonte karrierën futbollistike me klubin
slloven.
"
Kirian Nuabuezes nuk i është dhënë leje nga mjekët
sllovenë për të vazhduar karrierën futbollistike me fanellën bardheblu. Përgjigjja e analizave
mjekësore nuk i ka kënaqur mjekët, prandaj ND
Gorica ka pranuar që ta ndërpresë bashkëpunimin me këtë futbollist. "Falënderojmë përzemërsisht
Kirian Nuabuezen për kontributin e tij me skuadrën tonë dhe i urojmë fat, por mbi të gjitha shëndet të mirë gjatë jetës së tij", shkruhej ndër të tjera në komunikatën e klubit
slloven.
Deri këtu bëhet fjalë për probleme shëndetësore, por askund nuk është cituar diagnoza apo të specifikohet problemi, por media sllovene nuk e ka lënë me kaq. Problemet me zemrën "Një amerikan me probleme kardiake, që
Gorica nuk e donte, pothuajse vdiq në fushë", është titulli i portalit
slloven www.siol.net më 14 nëntor të vitit të kaluar.
"Një futbollist amerikan me origjinë nigeriane, që nuk ka mundur të marrë certifikatën
mjekësore në Slloveni, për shkak të problemeve me zemrën, vazhdon të luajë futboll duke vijuar karrierën e tij në Maqedoni. Ka luajtur edhe si titullar me skuadrën që kryesonte kampionatin derisa në një moment është rrëzuar përtokë gjatë ndeshjes.
Kirian Nuabueze mbërriti te ND
Gorica në fillim të vitit 2018 dhe pasi luajti për gjysmën e sezonit, ai iu nënshtrua analizave
mjekësore rutinë para se të niste edicioni i ri.
Shtuar më 04/11/2019,
ora 08:46