Po kalon një super formë te Dortmundi, Hakimi vendos të rikthehet te Reali
Real Madrid ka bërë një punë të madhe lidhur me Achraf Hakimi.

Hakimi, mbrojtësi i shumëkërkuar, që aktualisht luan si i huazuar me Dortmund, ka rinovuar kontratën me Real Madrid.

Paraqitjet fenomenale me Dortmund kanë bërë që Hakimi të fitojë besimin e Real Madrid, por edhe të tërheq vëmendje nga gjigantët e Evropës.

‘Marca’ shkruan se Real Madridi janë të vendosur të mbajnë lojtarin si pjesë të skuadrës, edhe pse ai është i huazuar aktualisht.

Lojtari ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023.
Shtuar më 04/04/2020, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori