Po kërkohet me ngulm nga Galatasaray, Shaqiri i kthen përgjigje skuadrës turke
Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpooli edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë.

Galatasray është skuadra që po insiston për afrimin e Xherdanit.

Galatasray kishte bërë ofertë në drejtim të Liverpoolit për huazimin gjashtë mujor të Shaqirit me mundësi blerje.

Mediat turke dhe ato angleze kanë raportuar se Shaqiri tanimë i ka kthyer përgjigje Galatas dhe ajo ka qenë jo.

28-vjeçari dëshiron qëndrimin te Liverpool së paku deri në përfundim të sezonit pasi kërkon ta fitoi titullin e Anglisë me "The Reds".

Edhe trajneri Jurgen Klopp ka qenë kundër largimit të Shaqirit, pasi ka deklaruar se Xherdani do të ketë hapësira.

"Shaqiri është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Pjesa më e rëndësishme e sezonit është duke ardhur dhe ai do të ketë hapësira. Pas lëndimit të pësuar duhej ta merrte vetën dhe tani është gati", ka deklaruar Klopp.
Shtuar më 19/12/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori