Po lind Cavani i ri
Do të lindë në mars, ndërsa ka nxituar të publikojë ekon më të fundit të kryer nga bashkëshortja e tij, ku duket qartë foshnja në formësim e sipër, i cili do të quhet Lucas.

"Unë pres që në mars të vijë në jetë Lucas, biri im, një tjetër bekim i bukur", ka deklaruar i lumtur sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani.

Lindja e fëmijës së dytë është afër dhe bomberi uruguajan është më i lumtur se kurrë.

Kjo është foto e postuar prej tij në Twitter, për ta ndarë me 250 mijë ndjekës. Lucas vjen në jetë pikërisht dy vjet pas Bautista e bëri për herë të parë baba sulmuesin pjellor të Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori