Po luan shumë pak te Liverpooli, por Shaqiri befason me deklaratën e tij
Pëlqej
Xherdan Shaqiri është shëndërruar në një nga lojtarët më të mirë të klubit të Liverpool.

Edhe pse Shaqirit nuk i janë premtuar shumë minuta në dispozicion të kjo skuadër, ai e pranon edhe vetë se do ta ketë të vështirë të jetë titullar.
Shaqiri ka folur për mediat zvicerane, ku thekson se e di mirë situatën e tij tek “Reds” me të cilët ka bërë 7 paraqitje në të gjitha garat.

“Nuk duhet të më bëni të lumtur”, ka thënë Shaqiri.

“Procesi i adaptimit ka funksionuar mirë për mua deri më tani, sigurisht që çdo profesionist dëshiron të luajë, edhe unë, por ka ende shumë ndeshje deri në fund.”

“Mbi të gjitha, ju vetëm duhet të shikoni dhe të pranoni atë që ka bërë Liverpooli kohët e fundit. Shumë njerëz kanë bërë një punë të mirë.”

“Ajo që po ndodh është pikërisht ajo që prita. Vendosa të shkoj në Liverpool dhe isha plotësisht i vetëdijshëm se do të kisha një kohë më të vështirë në një klub të tillë, sesa, për shembull, klubet e tjera që u përpoqën të më ndihmonin”, përfundoi Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2018, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori