Barcelona është duke shikuar nga
afër formën e yllit të Borussia Dortmundit, Erling
Haaland.
Norvegjezi padyshim është një ndër talentët më të rinj në futboll dhe është në formë tejet të frikshme.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano,
Barcelona së bashku me Manchester Cityn, Unitedin, Juventusin dhe PSG-në e duan
Haaland.
Sidoqoftë,
Barcelona nuk ka para që të transferojë
Haaland në verë, meqenëse gjiganti gjerman kërkon hiq më pak se 100 milionë euro.
Haaland këtë edicion ka realizuar 17
gola në 14 paraqitje, derisa të kaluarin shënoi 44
gola në 40 ndeshje.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 15:32