Trajneri i Tottenhamit, Jose
Mourinho duket se nuk ka lidhje të mira me ish lojtarin e tij, Cristiano
Ronaldo.
Dyshja bashkëpunuan te Real Madrid, ku portugezi shkëlqeu nën urdhrat e tij duke fituar shumë trofe, pos Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, së fundmi,
Mourinho përmendi emrat e tre lojtarëve më të mirë në
histori, por ndër ta nuk ishte
Ronaldo.
"Për mua tre
lojtarët më të mirë në
histori janë Messi, Pele dhe Maradona", tha ai.
Nuk dihet për raportet e dyshes, por zgjedhja e Messit para Ronaldos, bëri që të gjithë tifozët të kenë dyshime.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 11:04