Po shëklqen te Rizespor, Muriqi kërkohet nga klubi i madh turk
Vedat Murqi po kalon një moment magjik tek skuadra e Rizesportit në Turqi.

Kosovari tashmë ka rënë në sy të ekipit të madh turk Fenerbahche.

Presidenti i klubit, Ali Koc, i cili kohët e fundit e ka huazuar Aufi Chahechouhe te Rizespor, nuk do ta ketë asnjë problem në transferimin e Muriqit, shkruan portali turk, Fotomac.

Përveç lojtarit, Rizesporit pritet t’i ofrohen disa para, si pjesë e marrëveshjes për lojtarin shqiptar, i cili këtë sezon ka luajtur 25 ndeshje dhe kontribuar me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.

Ai deri më tani me Rizespor ka realizuar gjithsej 18 gola në 35 ndeshje si titullar. /albeu.com/



Shtuar më 14/03/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori