Po shihni Realin? Ja pse nuk duket logoja dhe sponsori në fanella
Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë me fitoren 1-2 ndaj Sporting Gijonit.

Të dy golat për Los Blancos i shënoi Cristiano Ronaldi (5’ dhe 18’), por ajo që ra në sy në 45 minutat e para është logo e klubit dhe emri i sponsorit ‘Fly Emirates’ nuk duken qartë si herët e tjera.

Menjëherë kjo ka zgjuar kureshtjen e tifozëve, të cilët kanë filluar me pyetje në rrjetet sociale. Kjo ka ndodhur pasi "galaktikët" po luajnë me fanella duke përdorur mbetjet nga plastika në oqeane.

Fanellat janë nga Adidas dhe janë pjesë e fushatës për të mos ndotur oqeanet. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me Bayernin disa javë më parë.
Shtuar më 26/11/2016, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori