Sulmuesi
brazilian shpërtheu së fundmi me dy golat e shënuar në finale të
Copa Libertadores
Gabriel Barbosa është bërë sensacioni më i fundit i futbollit botëror.
Futbollisti
brazilian realizoi dy gola në fund të takimit për t’ia siguruar Flamengos
trofeun e
Copa Libertadores pas fitores 2:1 ndaj River Plates.
Dhe, mediat e huaja shkruajnë se interesim për Gabigol ka shfaqur Newcastle.
Futbollisti i kishte dy eksperienca dëshpëruese tek Interi dhe Benfica, por u ringrit në atdhe për ta fituar
trofeun më të madh të Amerikës së Jugut.
Tash, sulmuesi i rrezikshëm është i gatshëm për një tjetër eksperiencë evropiane dhe Premierliga mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, shkruan The Chronicle.
Shtuar më 25/11/2019,
ora 13:28