Po shkëlqen në Francë, futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Europë (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Reims dhe i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është zgjedhur si një ndër 11 lojtarët më të mirë të kësaj fundjave, në pesë kampionatet më të mëdha në Europë (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe Serie A).

E përditshmja italaine “Gazeta Dello Sport”, ka zbuluar 11-shen më të mirë të jvës në Europë dhe mes tyre ishte Zeneli.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren 2-4, të Reimsit ndaj Montpellierit në transfertë.

Zeneli u transferua në ditët e fundit të merkatos së janarit nga kampionati holandez dhe skuadra e Herenvenit në Francë, ku ka nisur të shkëlqej.

Vlen të përmendet që në formacionin e javës, ai është vendosur në mesfushë dhe jo në sulm që është pozicioni ku ai jep më të mirën. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori