Po shkëlqen në La Liga, Chelsea e Bayern në "luftë" për yllin e Espanyol
Bayern Munchen dhe Chelsea duket se do kenë një betejë gjatë merkatos së verës.

Të dyja skuadrat po ndjekin me shumë interes zhvillimet e yllit të skuadrës së Espanyol, Nicolas Melamed.

Mesfushori ka bërë debutimin e tij me Espanyol në Ligën e Evropës këtë sezon, dhe ka fituar admirues në gjithë Evropën, përfshirë edhe Real Madrid e Barcelonën.

Akoma vetëm 18 vjeçar, Melamed ka bërë paraqitje të mira duke bërë që të flitet për një lëvizje të mundshme të tij, në muajt e ardhshëm.

Mbetet të shihet se cila nga skuadrat do ta fitojë garën për shërbimet e Melamed.
Shtuar më 28/03/2020, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori