Po shkëlqen te Atalanta, dy klube të mëdha pas Gjimshitit
Berat Gjimshiti po kalon një super formë të Atalanta. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi së fundmi në ndeshjen ndaj Lazios duke ndihmuar skuadrën e tij drejt objektivit Champions.

fundmi për qëndërmbrojtësin ka shfaqur interes klubi i Fiorentinës bën të ditur mediat italiane.

Ai këtë sezon ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kompenticonet duke shënuar 2 gola dhe kontribuar në një asist.

Ndërkohë edhe kampionët e sapo shpallur të Rusisë Zenit Shën Petërburg kanë shfaqur interes për shqiptarin.

Ndërkohë kartoni i Gjimshitit në rast kualifikimi në Champions pritet të shkojë rreth 10 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 07/05/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori