Skuadra e Paris Saint Germain është gati të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh për të blerë 100% të kartonit të sulmuesit argjentinas Mauro
Icardi.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, sulmuesi 26-vjeçar ka bindur drejtuesit e PSG-së dhe pas
vetëm 2 muajsh ai ka fituar besimin e tyre.
Icardi u transferua në formë huazimi nga Interi te PSG në ditën e fundit të merkatos së verës. Gjithsesi, kampionët e Francës kanë të drejtë blerje të kartonit të lojtarit, me shifrën e fiksuar në 60 milionë euro.
Këtë sezon, pas
vetëm dy muajsh, sulmuesi argjentinas ka realizuar 7 gola në 7 ndeshje me fanellën e PSG-së (4 në kampionat dhe 3 në Champions).
Shifra që flasin qartë se sulmuesi është adaptuar mirë me ekipin e ri, ku ka rilindur. Për këtë arsye, PSG është gati t’i paguajë Interit 60 milionë euro, për të siguruar përfundimisht shërbimet e
Icardi.
Shtuar më 29/10/2019,
ora 14:40