Pochetino: Na duhet një dekadë për të fituar Premier League
Mauricio Pochettino i cili vitet e fundit i ka shkuar afër titullit në Premier League por në fund nuk ia ka dalë mbanë ka dekalruar se do na duhen një dekadë për të fituar.

"Nëse do të jesh një pretendent i vërtetë për titullin duhet të fitosh ndeshjet si ajo kundër Burnley, pavarësisht nëse luan mirë apo keq", ka thënë Pochettino.

"Duhet të tregosh se po lufton për gjëra të mëdha dhe unë jam i irrituar sepse ne nuk luajtëm me të njëjtën energji si Burnley, me të njëjtin mentalitet si Burnley, me të njëjtën ambicie si Burnley".

"Ndoshta duhet ta shohim veten me një sy tjetër, nuk jemi në kërkim të justifikimeve. Ky mentalitet po na pengon dhe mund të na duhen pesë ose dhjetë vite punë për ta ndryshuar", ka shtuar Pochettino.

Tottenham do të kthehet në fushë mbrëmjen e sotme për javën e 28-të të Premier League. Lojtarët e Pochettino-s do të luajnë në fushën e Chelsea-t, por trajneri i "Spurs" ka thënë se ndeshje të tilla janë më të lehta për t'u përgatitur.

"Është shumë e lehtë të luash në fushën e Chelsea-t apo Arsenal-it. Nuk të duhet një trajner që të të motivojë për ndeshje të tilla. Problemi është se, nëse nuk je në gjendje të bësh të njëjtën gjë në ndeshje si ajo kundër Burnley, atëherë nuk meriton asgjë".

"E vërteta është se do ta kemi shumë të vështirë ta fitojmë Premier League për fajin tonë, jo sepse Liverpool-i dhe Manchester City janë më të mirë se ne".
Shtuar më 27/02/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori