Pochettino akuzoi drejtuesit e Juves për presion ndaj arbitrave, kështu i përgjigjet Marotta
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta i është përgjigjur trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili i akuzoi drejtuesit e Juventusit për presion ndaj arbitrave të ndeshjes, para dhe gjatë takimit.

Të mërkurën në mbrëmje, Juventusi mundi Tottenham Hotspurin me rezultat 2-1 në Wembley në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League, por trajneri i Spursave, Pochettino dha disa deklarata të forta.

Trajneri argjentinas pretendoi se drejtuesit e Juventusit, Andrea Agnelli dhe Beppe Marotta bënë presion mbi gjyqtarët para dhe gjatë ndeshjes.

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i Juventusit i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si të pabaza.

“Është krejtësisht e pabazë. Ne nuk jemi mësuar me gjëra të tilla”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Ne absolutisht nuk i jemi afruar gjyqtarit në pushimin mes dy pjesëve”.

“Thjesht, shkova në zhveshtore – siç e bëj gjithmonë – t’i uroj të gjithëve fat të mirë”.

“Nuk kishte asnjë qasje direkt apo indirekte ndaj gjyqtarit”, përfundoi drejtoi i Zonjës së Vjetër. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori