Pochettino bën publike listën e futbollistëve për ndeshjen me Liverpool
Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të udhëtojë në Madrid, për finalen e Champions League, që do të luhet më 1 qershor. Në stadiumin "Wanda Metropolitano", Tottenham do të përballet me Liverpool në finale, një derbi anglez.

Mes listës së 26 lojtarëve të grumbulluar është edhe sulmuesi Harry Kane, që rikthehet në skuadër pas dëmtimit në kavilje. Ai nuk luan që prej datës 9 prill, kur u dëmtua në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Manchester Cit

Portierë: Hugo Lloris, Michel Vorm, Paulo Gazzaniga, Alfie Whiteman.

Mbrojtës: Kieran Trippier, Danny Rose, Toby Alderweireld, Jan Vertonghen, Davinson Sanchez, Kyle Walker-Peters, Juan Foyth, Serge Aurier.

Mesfushorë: Harry Winks, Victor Wanyama, Eric Dier, Moussa Sissoko, Christian Eriksen, Dele Alli, Ben Davies, George Marsh, Oliver Skipp.

Sulmues: Heung-Min Son, Harry Kane, Erik Lamela, Fernando Llorente, Lucas Moura.
Shtuar më 29/05/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori