Pochettino i prerë me lojtarët: Nuk do të lejoj askënd të bëjë këtë gjë
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, u shpreh sot se nuk do të lejojë lojtarët e tij që të fokusohen vetëm te Champions League dhe të ulin pretendimet në Premier League. Skuadra e Spurs është kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions, ku do të luajnë ndaj Ajax, ndërkohë që duelon edhe për një vend në katërshe në kampionat.

"Nuk duhet të mendojmë vetëm për Ajax, ky do të ishte një gabim kolosal për ne, që do të na nxirrte nga gara në të dyja turnetë. Sfida e radhës është në premier, ndaj Brighton dhe ai është fokusi ynë për momentin. Për Ajax do të mendojmë kur të jetë radha. Unë nuk do të lejoj askënd të heqë dorë nga njëri prej objektivave për të synuar një tjetër", tha Pochettino.

Më tej, trajneri argjentinas tha: "Unë besoj se mund të bëjmë mirë si në Champions ashtu dhe në Premier. Lojtarët e dinë këtë gjë dhe unë u besoj atyre. Duhet të luajmë çdo ndeshje, si në Europë ashtu dhe në Angli, ashtu sikurse bëmë ndaj City në gjysmëfinalet e Champions. Unë shpresoj që të vazhdojmë të kemi rezultate pozitive edhe në të ardhmen", u shpreh Pochettino. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2019, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori