Pochettino: Këtu përfundon ëndrra jonë për titullin e Premier Leagues
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino është dukur i dëshpëruar pas humbjes ndaj Burnley.

Me humbjen e sotme ndaj Burnley, londinezët duket se kanë shuar përfundimisht ëndrrën e Tottenham për triumfin në Premier League.

Kështu është shprehur trajneri i skuadrës, Pochettino, i cili ka thënë se këtu merr fund ëndrra e Tottenham për titullin.

“Po, jemi shumë të dëshpëruar nga humbja, sepse janë edhe 11 ndeshje, dhe diferenca është tepër e madhe” ka thënë argjentinasi. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori