Pochettino merr një ftesë të veçantë nga futbollistët e Tottenhamit
Tottenham nuk po kalon një moment të mirë. Spurs, që në sezonin e kaluar arritën deri në finalen e Champions League, kanë grumbulluar vetëm 11 pikë në tetë javët e para të Premier League në këtë sezon.

Një rendiment që ka vënë në diskutim pozicionin e trajnerit Mauricio Pochettino-s, i cili mund të ngushëllohet nga gjesti i bukur që kanë bërë lojtarët e tij.

Siç ka bërë të ditur "The Sun", futbollistët e Tottenham kanë ftuar për darkë argjentinasit për t'i treguar mbështetjen e tyre.

"Kur merr një mesazh nga lojtarët që të ftojnë për një darkë bashkë me stafin teknik kjo mund të thotë dy gjëra: ose duan të të thonë lamtumirë, ose duan të të tregojnë se janë me ty".

"Dhe unë besoj se e kanë bërë për arsyen e dytë. Nëse do të donin të përshëndeteshin me mua, do ta kishin bërë këtu, jo për darkë", ka thënë Pochettino.
Shtuar më 18/10/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori