Pochettino ndryshon mendim: Unë dua të qëndroj te Tottenham
Disa javë më parë Maurico Pochettino dukej i vendosur ti thoshte lamtumirë Tottenhamit pas Ligës se Kampioneve.

Por sot Pochettino duket se synon të qëndrojë te Tottenham. Të paktën kjo është ajo që tha trajneri Spërsave në një intervistë për "TalkSport", shkruan Albeu.com.

Pochettino i tërhoqi deklaratat e tij të kohëve të fundit duke i qëndruar besnuk skuadrës lodineze: "Unë dua të rri këtu - tha ai gjatë intervistës -. Sot për mua Tottenham është klubi më i mirë në botë.

Megjithatë, përkundër thashethemeve që vazhdojnë ta largojnë nga Tottenhami, Pochettino ka zbuluar se ai do të diskutojë të ardhmen e tij me klubin pas përfundimit të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit:

"Tani duhet të mendojmë vetëm për finalen - th ai - ne do të flasim për të ardhmen ", shtoi trajneri i Argjentinës. "Unë do të takohem me presidentin Daniel Levy për të mësuar rreth ideve të tij dhe për të ndërmarrë hapin tjetër". /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori