Pochettino: Ne e dominuam ndeshjen ndaj Juventusit
Pëlqej
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se Tottenhami dominoi ndaj Juventusit në barazimin 2-2 në UEFA Champions League.

"Ne dominuam ndaj Juves për pjesën më të madhe të lojës, duke luajtur stilin tonë të futbollit", tha Pochettino për Mediaset Premium.

"Ndoshta tek goli i parë, Higuain ishte gjithashtu në sulm. Pas shkuarjes 2-0, ekipi im tregoi një reagim të madh.

"Kualifikimi për çerekfinale është ende i hapur, pasi Juventusi mbetet një skuadër shumë e fortë. Do të jetë një lojë konkurruese në Londër." përfundoi Pochettino. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori