Pochettino zgjat "martesën" me Tottenhamin
Mauricio Pochettino ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham për të mbetur në postin e trajnerit deri më 2021.

Tekniku argjentinas është emëruar në maj të vitit 2014 por falë suksesit në Premier League, drejtuesit e klubit i kanë rinovuar kontratën.

“Ne besojmë se ky është vetëm fillimi”, ishin fjalët e para të Pochettino.

Skuadra londineze ishte kandidate për titullkampionit në Premierligë, por barazimi 2:2 me Chelsean në “Stamford Bridge” gjatë javës së kaluar bëri që Leicester City të shpallet kampion i Anglisë.
Shtuar më 12/05/2016, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori