Podolski te Arsenal për 13 milionë euro
Sulmuesi gjerman Lucas Podolski ka firmosur me Arsenalin për katër sezonet e ardhshme duke i dhënë fund kështu aventurës së tij në Bundesligë me Këlnin në përfundim të sezonit aktual.

Futbollisti i përfaqësueses gjermane ka shënuar këtë sezon 16 gola në Bundesligë deri tani dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e ekipit të drejtuar nga francezi Arsene Wenger.

Nuk është hera e parë që Lucas Podolski do të luajë me një ekip elitar në Europë. Sulmuesi ka luajtur më parë me Bayern Munchen. Aventura e tij me bavarezët zgjati tre sezone që nuk ishin edhe aq të suksesshme.

Tashmë Podolski do të provojë sërish veten, kësaj radhe në kampionatin anglez. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori