Podolski te Arsenal, Van Persie te Milan
Sipas Daily Mail, Arsenal është shumë pranë blerjes së gjermanit të Koln, Lukas Podolski. Për të siguruar shërbimet e gjermano-polakut, Topçinjtë janë të gatshëm ti ofrojnë Koln 8 milionë euro, përballë 15 milionëve që kërkon skuadra gjermane. Shifër kjo që mund të detyrojë londinezët të shesin Robin Van Persie.

Dhe kjo fut në lojë Milan. Klubi kuqezi, që me shumë mundësi do të shesë në verë Alexandre Paton, mund të tentojë të bëjhë të tijin sulmuesin hollandez, kontrata e të cilit skadon më 2013 dhe ka një vlerë prej 13 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori