"Podolskin e njoh mirë, ka eksperiencë e cilësi"
Roberto Mancini i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme në një prononcim për "Inter Channel". Tekniku zikaltër, përveç sfidës së ardhshme në Serie A kundër Juventusit, ka dhënë mendimin e tij edhe për sulmuesin e Arsenal Lukas Podolski, një prej objektivave të merkatos së Interit për janarin.

PODOLSKI - "Nëse shohim historinë, gjermanët kanë bërë gjithmonë mirë te Interi. Podolskin e njoh mirë, luan disa role, gjuan shumë mirë dhe është një kampion bote".

LA JUVENTUS - "Juventus-Inter është një klasike e futbollit italian, është normale që të jetë një sfidë e ndjerë. Juventus është skuadra e parë në rënditje, e cila vjen pas tre titujsh rradhazi, por mund të ndodhë gjithçka". /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori