Pogba beson: Allegri, "Mister Skudeto"
Pëlqej
Paul Pogba motivon Juventusin në prag të sezonit të ri. Mesfushori francez ka besim te skuadra pavarësisht ndryshimit në drejtim, dhe në një konferencë për shtyp nga Australia ku bardhezinjtë po vijojnë fazën përgatitore shfaqi gjithë optimizmin e tij, ndërkohë që foli me fjalët më të mira për Massimiliano Allegrin.

"Ne dëshirojmë të fitojmë sërish kampionatin. Jemi përshtatur shumë mirë me trajnerin e ri dhe mendoj se prania e Allegrit në skuadër do të na ndihmojë shumë. Të gjithë këtu kanë shumë besim te ai dhe askush nuk mund të vendosë në diskutim aftësitë e tij trajnuese. Momentalisht po përdorim të njëjtin modul si sezonin e kaluar megjithatë me kalimin e kohës ndoshta mund të ndryshojmë skemë", është shprehur Pogba.

Nesër Juventusi do të zhvillojë një takim miqësor me 11-shen më të mirë të kampionatit australian, ku përballë bardhezinjëve si kundërshtar do të jetë edhe Alex Del Piero.

I pyetur në lidhje me këtë sfidë Pogba theksoi se pavarësisht se do të kenë përballë një legjendë si Del Piero për Juventusit ky takim do të jetë thjeshtë miqësorja e radhës në prag të sezonit të ri.

"Këto ndeshje miqësore janë të rëndësishme për skuadrën. Duhet të luajmë me përqëndrim që të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ardhshëm. Kur u nisëm për turin aziatik nuk e imagjinoja dot se mund të kishim kaq shumë tifozë edhe jashtë Europës. Kjo gjë na ka motivuar edhe më tepër për të bërë paraqitje sa më dinjitoze përpara këtyre fansave të mrekullueshëm", përfundoi talenti francez. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori