Pogba bëhet futbollisti i parë me një "emoji" personal
Paul Pogba njihet si një futbollistë mjaft i suksesshëm në botën e marketingut. Mesfushori francez së fundmi ka tërhequr vëmendjen duke u bërë futbollisti i parë të cilit i dhurohet një karakter apo siç njihet ndryshe "emoji" personal.

Fytyra e tij në miniaturë me modelin e tij të fundit të flokëve gjendet tashmë online dhe mund të përdoret nga kushdo.

Për këtë, blerja më e shtrenjtë e Manchester United ka falënderuar Twitter-in për mundësinë e krijuar në faqen e tij zyrtare në Twitter. Mjafton një hashtag me emrin e tij dhe kushdo mund të përdorë fytyrën e francezit në telefonat e tyre.
Shtuar më 14/01/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori