Pogba del hapur: Është momenti të kërkoj një sfidë tjetër
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, deklaroi këtë të dielën se është i hapur për një lëvizje larg Premier League-s.

Sipas francezit, është momenti më i mirë për të nisur një eksperiencë të re.r

Kampioni i botës është lidhur me një transferim të mundshëm drejt Real Madridit për të punuar me trajnerin Zinedine Zidane, ose me një rikthim në ish-klubin e tij Juventus.

"Kam luajtur për tre vjet në Manchester dhe kam bërë shumë; disa momente kanë qenë të mira dhe disa të tjera të këqija, sikurse ndodh kudo. Pas këtij sezoni gjatë të cilit ndodhi gjithçka, mendoj për mua se mund të jetë koha më e përshtatshme për të pasur një sfidë të re, diku tjetër".

Pogba, i cili u transferua në "Old Trafford" nga Juventusi në gusht të vitit 2006 për shumën 89 milionë paundë, që ishte rekord për kohën, pati marrëdhënie të tensionuara me Mourinhon, por pati rritje të formës me Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht se sezoni u mbyll pa arritur as zonën Champions.
Shtuar më 16/06/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori