Pogba i dërgon sinjal Juves? Lojtari poston foto me fanellën bardhezi (FOTO LAJM)

Pol Pogba ka befasuar tifozët e Juventusit teksa pak minuta më parë ka postuar në "InstaStory" një foto me fanellën e Juventusit duke bërë që tifozët e Juves të ëndërrojnë për një rikthim të mundshëm të francezit në Torino, shkruan Albeu.com.

fakt mesfushori francez është, në Japoni për një ngjarje komerciale. 26-vjeçari në fakt ka botuar në një histori të Instagram-it fotografinë e një tifozi aktual të Manchester United me (numrin 6) dhe atë të veshur nga Juventusi (numrin 10) ku qëndroi për katër sezone (2012-2016).

Ndërkohë që mediat angleze bëjnë të ditur se Reali ka barë ofertën e parë në drejtim të Manchester United teksa Los Blancos kanë ofruar 90 milion paund. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori