Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Pogba: I lumtur te United, por Reali është një ëndërr
Poul Pogba tha se është i lumtur te Manchester United por Real i Madridi është "klubi i ëndrrave".

"Të luash për Realin është ëndërr për çdo fëmijë, për çdo futbollist".

"Është një nga klubet më të madha në botë, unë gjithmonë e kam thënë që Reali është klubi endrrave për çdo futbollist", u shpreh Pogba në një konferencë në qendrën stërvitore të Francës.

Me rikthimin e Zidane në stolin e Realit, Pogba shihet si një alternativë e mundshme për repartin e mesfushës dhe këto janë sinjale se një ditë e afërt apo e largët francezi do të bëhet pjesë e klubit Madrilen.

Pogba kaloi momente të vështira gjysmën e këtij sezoni ku drejtimin e United e kishte Mourinho por me ardhjen e Solskjaer ai ka gjetur formën maksimale dhe qetësinë në skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori