Pogba kërkon futbollistin shqiptar te United

Paul Pogba kërkon që Adnan Januzaj të rikthehet tek Manchester United në fund të sezonit. Futbollisti me origjinë shqiptare është i huazuar te Sunderlandi deri në fund të sezonit, ndërsa ai nën kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2018.

Lojtari i përfaqësuese belge ka treguar se ylli i ‘Djajve të Kuq’, Paul Pogba, kërkon që të luajë me të sërish në Old Trafford. Pogba dhe Januzaj kanë luajtur së bashku te të rinjtë e Manchester Unitedit, dhe që nga ajo kohë kanë raporte shumë të mira.

Paul është një lojtar i madh. Ai bëri një zgjedhje të ndryshme, por në fund ai ishte i suksesshëm dhe ai është kthyer. Ai mbetet një lojtar i madh”, ka deklaruar Januzaj për “The Sun”.


Shtuar më 21/01/2017, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori