Pogba: Kthimi në United ishte ndjenja më e mirë në jetë
Pëlqej
pogba
Përderisa lajmet vazhdojnë që ta lidhin atë me një largim nga klubi, mesfushori francez e ka bërë të qartë që ishte dëshira e tij që ai të rikthehej në Manchester

Paul Pogba ka insistuar se ishte “ndjenja më e mirë në jetë”, kthimi i tij në Manchester United, edhe pse raportohet që ai është i interesuar për largim nga klubi.

“Kur u ktheva në United, ishte ndjenja më e mirë që kam pasur”, tha ai për Inside United.

“U ktheva në shtëpi. Gjithmonë kam ëndërruar që të luajë për United, te kem shumë ndeshje dhe të shënoj shumë gola. Asgjë nuk ka ndryshuar në të vërtetë, ndoshta përveç menaxherëve, por i tërë klubi ka mbetur i njëjtë.

“Vetëm u ktheva në shtëpi, ishte sikurse nuk kam dashur të largohem-sikur kam shkuar në një pushim! Ishte një ndjenjë e madh kthimishtëpi.

Kthimi ishte sikurse merr frymë i lirë. Për mua asgjë nuk ka ndryshuar", përfundoi Pogba. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori