Pogba larg United, Solskjaer mendon për zëvendësuesin
Mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara, mund të largohet nga bavarezët në merkaton e verës. Sipas ‘The Sun’, spanjolli mund të firmosë me Manchester United.

28-vjeçari është në kontratë me bavarezët deri në vitin 2021 dhe me shumë mundësi ai nuk do ta rinovojë atë. Ish-lojtari i Barcelonës po kërkon një sfidë të re dhe kalimi në Premier League mund ta tundojë atë.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer, po kërkon një mesfushorë të ri pasi kërkon të ndërtojë një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm. Me Paul Pogban që pritet të largohet, Thiago do të ishte një zëvendësues i denjë për francezin.
Shtuar më 18/01/2020, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori