Pogba me valixhe në duar, United po mendon zëvendësuesin
Teksa Manchester United nuk është gati ta lejojë të largohet, Paul Pogba e ka bërë të qartë se ka nevojë për një sfidë të re.

Kjo do to thotë se klubi duhet të blejë një zëvendësues, madje trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë të qartë se kërkon të afrojë dy mesfushorë qendrorë.

Drejtuesit e Djajve kanë kontaktuar pesë mesfushorë deri tani dhe më poshtë mund të njiheni nga afër me kandidatët që do të mundohen të zënë boshllëkun që do të lërë Pogba nëse largohet.

Giovani Lo Celso – Real Betis

Mesfushori argjentinas e ka bërë të qartë se do të kishte dëshirë të shkonte te Tottenham këtë verë. Megjithatë, United mund të ndërhyjë për ta rrëmbyer 23-vjeçarin. Ai shënoi nëntë gola në 32 ndeshje me Betis sezonin e kaluar, përpara se klubi spanjoll të aktivizonte klauzolën e blerjes përfundimtare. Tani ata duan 80 milionë euro për ta lënë të largohet.

Tanguy NDombele – Lyon

Një tjetër që ka shfaqur interes për të shkuar te Spurs, por që edhe United ka pasur kontakte me përfaqësuesit e tij për ta sjellë në Old Trafford. Ndombele është një lojtar dominues i cili merr pjesë në të dy fazat e lojës. Si Lo Celso, edhe francezët do të kërkonin rreth 80 milionë për lojtarin që krahasohet me Mousa Dembele.

Youri Tielemans – Monaco

Ai shkëlqeu në huazimin te Leicester City duke tërhequr vëmendjen e skuadrave elitare angleze. Ai ka kohë që konsiderohet si një prej mesfushorëve më të talentuar të gjeneratës së tij, megjithëse te Monaco nuk arriti të përshtatej. Ai do të kushtonte rreth 50 milionë euro, një shumë të cilën United do ta paguante me dëshirë të madhe.

Rodri – Atletico Madrid

Gjatë gjithë verës ai ka qenë objektivi i Manchester City-t, pasi shihet nga Guardiola si pasardhësi ideal i Fernandinho-s. Rodri është një titullar i padiskutueshëm tek Atletico dhe do të kushtonte rreth 70 milionë euro. Aktualisht destinacioni i tij duhet qyteti i Manchester, mbetet për t’u vendosur vetëm ngjyrat.

Sean Longstaff – Newcastle

Ai shpërtheu në formacionin e Benitez sezonin e kaluar dhe do të kushtonte rreth 30 milionë euro. Ai ka luajtur vetëm nëntë ndeshje në Premier League dhe kjo për shkak të dëmtimit të pësuar në mesin e sezonit. Longstaff është një talent me potencial të madh, por do të ishte një blerje e rrezikshme për United.
Shtuar më 16/06/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori