Ylli i Manchetser Unitedit, Paul
Pogba, ka bërë të ditur se Leo Messi e Cristiano
Ronaldo janë shembull për të dhe për çdo futbollist në botë, transmeton Gazeta Express.
Pogba thotë se shkaku i tyre ai e donë më shumë futbollin, teksa është motivuar që të arrijë në nivelin e tyre.
“Messi dhe
Ronaldo janë të veçantë. Më pëlqen t’i shikoj duke luajtur, duke shënuar gola. Ata më bëjnë që ta dua edhe më shumë futbollin. Ata më bëjnë që të punoj dhe të përmirësohem edhe më shumë, më bëjnë që të mundohem të arrijë në nivelin e tyre”, deklaroi
Pogba për “FIFA.com”./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 16:26