Pogba ndryshon mendim për Mourinhon: Më bëri person më të mirë dhe për këtë e falënderoj
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka falënderuar ish-trajnerin tij Jose Mourinhon, për shkak se i ka ndihmuar të përmirësohet si person, shkruan Albeu.com.

Mourinho u shkarkua pak ditë më parë , pas dy viteve e gjysmë si trajneri i "Djajve të kuq", ndërsa marrëdhënia e tij me Paul Pogban është folur si ndër çështjet më problematike.

"Ne fituam trofe me Josen dhe për këtë e falënderoj", tha Pogba.

"Ai më bën të përmirësohem, po ashtu edhe si person. Tani mbetet në të kaluarën dhe dua ta falënderoj. Mendoj se njëjtë ndihen edhe futbollistët tjerë", deklaroi Pogba.

Francezi i bëri këto komente pas fitores bindëse të Manchester Unitedit 5-1 ndaj Cardiffit të shtunën në Premierligë, e cila ishte e para për trajnerin e përkohshëm, Ole Gunnar Solskjaer. /albeu.com/



Shtuar më 23/12/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori