Pogba: Ne jemi Manchester United dhe duhet të jemi në krye të kampionatit
Paul Pogba shkëlqeu në ndeshjen e sotme kundër Bournemouth, pasi shënoi dy gola, dhe po tregon një formë të lartë që prej se është shkarkuar Jose Mourinho.

“Na nevojitej fitorja dhe patëm gjithashtu një performancë të shkëlqyer. Po rikthehemi, dhe kemi akoma një rrugë të gjatë për të bërë, por është shumë e bukur ta mbyllim vitin në këtë mënyrë”, tha Pogba pas ndeshjes.

“Ne jemi Manchester United dhe duhet të jemi në krye të kampionatit. Ky është thjeshtë një reagim i të gjithë futbollistëve dhe të gjithë po ndihen të kënaqur. Është ndryshe, ne kemi fituar ndeshje edhe me trajnerin e mëparshëm, por është një tjetër stil loje, jemi më shumë ofensivë dhe po krijojmë më shumë raste për gol.

“Është pikërisht kështu që na pëlqen të luajmë. Unë dua të bëj gjithmonë e më shumë, por dua të luaj për skuadrën dhe të luaj thjeshtë”, përfundoi Pogba. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori