Në
klubin juventin ka një lojtar për të cilin drejtuesit dhe
tifozët do të jenë gjithnjë pishman. Ai është Paul
Pogba, që herë pas here jep sinjale dashurie për
klubin bardhezi. Francezi nuk ishte i pranishëm në stadiumin “San Siro’ në gjysmëfinalen kundër Milanit në Kupën e Italisë, por në vend të tij ishte menaxheri Mino Raiola.
Ky i fundit bëri një deklaratë që ka futur në mendime
tifozët bardhezi.
“Ashtu si edhe për Ibrën, edhe për Pogbanë italia është një shtëpi e dytë dhe nuk do t’I vinte keq që të kthehej te Juvja. Por do të lfasim për këtë pas evropianit..”, tha raiola.
Ai tregoi arsyen se përse mesfushori po mendon për një tjetër klub.”Ai do që të konkurrojë në nivelet maksimale, por tani nuk mund të ikë nëse gjërat nuk shkojnë mirë..”
Kur
Pogba u largua nga “Zonja e Vjetër” në vitin 2016, ambiciet e tij ishin të mëdha. Por “Djajtë e kuq” kanë zhgënjyer në këto vite të fundit, e sigurisht që kjo ka ndikuar edhe në opinionin e francezit.
Shtuar më 14/02/2020,
ora 10:54