Pogba po ndjek hapat e Zidanit
Karriera e Paul Pogbas është duke kaluar nëpër një trajektore shumë të ngjashme me atë të Zinedine Zidanit. E përditshmja spanjolle, AS, i ka analizuar pesë gjëra të ngjashme në karrierën e kësaj dysheje.

Origjina

Lidhja e parë mes tyre, natyrisht, është se ata që të dy lindën dhe i rritën në Francë. Lidhjet kulturore dhe gjuhësore do t’u ndihmonin atyre të punonin bashkë edhe ën Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Përveç që e kanë të njëjtën gjuhë të parë dhe afinitet kulturor, për të mos e përmendur spanjishten si gjuhë të dytë, dyshja ka respekt të madh edhe për njëri-tjetrin.

Real Madridi është ëndrra e çdokujt. Është njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Zidane është trajneri aty. Është ëndrra e çdo fëmije dhe e çdo futbollisti”, tha Pogba, pak kohë pasi Zidane u riemërua trajner i “Los Blancos”.

Zidane ia ktheu komplimentet kur u pyet për mesfushorin 26-vjeçar. “Më pëlqen Pogba shumë. Nuk është asgjë e re që unë e njoh atë personalisht. Ai është lojtar i llojit tjetër, ai sjell shumë gjëra në skuadër dhe ka shumë pak lojtarë që japin më shumë se ai. Ai është një mesfushor që di të sulmojë dhe të mbrojë. Ai di të bëjë gjithçka në fushë”, kishte thënë trajneri i Real Madridit.

Juventus

Juventusi ishte klubi që i solli të dy lojtarët në skenën e superyjeve. Zidane u kthye në Torino në vitin 1996 dhe u largua në vitin 2001 si ikonë, me 212 ndeshje dhe gjashtë tituj të fituar. Pogba u transferua në Juve në vitin 2012. Pas 178 ndeshjeve dhe nëntë titujve të fituar, francezi u bë njëri ndër lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit.

Kampionë botërorë

Zidane shkoi në Madrid në vitin 2001, pasi ishte shpallur kampion botë me Francës para tre vjetëve, në vitin 1998. 20 vjet më vonë, Pogba e luajti një rol kyç në skuadrën e Francës që e fitoi sërish Kupën e Botës.

Galacticos për të cilën ia vlen të shpenzosh

Në vitin 2001, Florentino Perez i theu të gjitha rekordin për ta bërë Zidanin lojtarit më të shtrenjtë në botë, duke ia paguar Juventusit 72 milionë euro për të. Nëse Real Madridi dëshiron ta bëjë Pogban Galacticon e fundit, ai do të kushtojë mbi 150 milionë euro, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Yjet e Adidasit

Zidane ishte një ikonë për kompaninë sponsorizuese Adidas gjatë kohës sa ishte lojtar. Ngjashëm, edhe Pogba është njëri ndër yjet më të mëdhenj të kësaj kompanie dhe në vitin 2016 nënshkroi kontratë dhjetëvjeçare me ta, në vlerë prej 40 milionë eurove.
Shtuar më 18/07/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori