Manchester
United dhe Paul
Pogba, sipas asaj që raporton “TalkSport”, mund ti japin lamtumirën njëri-tjetrit që në qershorin e ardhshëm.
Zgjedhja e “Red Devils” për të shitur mesfushorin francez vjen pas një plani të teknikut Ole Gunnar Solskjaer, sipas të cilit vendin e tij e ka zënë tashmë Bruno Fernandes.
Pogba ka luajtur si titullar vetëm në 2 nga 7 ndeshjet e fundit ndërsa për kartonin e tij interesohet edhe
Real Madrid.
Por nuk duhet harruar as
Juventus, që e ka kërkuar disa herë rikthimin e tij në klubin bardhezi.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 17:01