Barcelona i shkel syrin Pogba-s
E ardhmja e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba është në një pikëpyetje të madhe. 25 vjeçari ka prishur raportet me trajnerin e skuadrës, Jose Mourinho i cili nuk ka nguruar që në disa takime ta lërë francezin në stol.

Aludime të shumta u thanë gjatë merkatos së verës, ku skuadra e Barcelonës ishte favorite absolute për të siguruar shërbimet e kampionit të botës me Francën. Gjithesesi asgjë konkrete dhe Pogba është ende një lojtar i Manchester United.

Së fundmi për të shtuar spekulimet ka menduar presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Numri një i katalanasve ka pranuar se do ti pëlqente që ekipi i tij të përforcohej me Pogbanë, por duke marrë parasysh mundësitë e këtij transferimi.

Për Pogba ka një interes të jashtëzakonshëm edhe nga Juventusi të cilët janë të gatshëm që në tratativa të përfshijnë sulmuesin Dybala. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori