Pogba rrezikon skualifikim për këtë gjest ndaj gazetarëve
Pol Pogba rrezikon skualifikimin pas një gjesti aspak të hijshëm. Në minutat e fundit të sfidës mes Francës dhe Shqipërisë mesfushori i gjelave bëri një gjest me të vërtetë të shëmtuar në drejtim të gazetarëve të pranishëm në stadium dhe për këtë arsye rrezikon skualifikimin.

Kur të gjithë futbollistët e Francës iu drejtuan zonës së goditjes së këndit për të festuar me tifozët e tyre golin e dytë të realizuar nga Dimitri Payet në minutën e 95-të , Pogba i cili në ato momente ndodhej në mesin e fushës në entuziasëm e sipër reagoi në mënyrë të shëmtuar në drejtim të gazetarëve.

Tashmë Pogba rrezikon seriozisht skualifikimin nga Uefa ose nga federata franceze e futbollit.
Shtuar më 16/06/2016, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori